ZYRTARE/ Djali i legjendës Cruyff rikthehet tek Barcelona

Djali i legjendës holandeze, Joan Cruyff, Jordi do të nis punën në klubin e Barcelonës.

 

Barcelona ka bërë të ditur se Jordi Cruyff do të nis punën e këshilltarit sportiv tek Barcelona që nga data 1 gusht.

Holandezi ishte pjesë e Barcelonës nga viti 1992 deri në vitin 1996 si futbollist dhe tani do të jetë këshilltar sportiv për klubin në stafin e Laportas.

Barcelona ka bërë të ditur lajmin për rikthimin e Cruyff në rrjetin social Twitter.


Shtuar 3.06.2021 16:46