Dyshimet ishin pothuajse zero për vazhdimin e aventurës me Atl. Madrid ndërsa tani mund të qetësohen dhe të jenë të gjithë tifozët e sigurtë. Diego Simeone rinovon kontratën me kampionët e Spanjës deri në vitin 2024 dhe pritet të bëhet trajneri më jetëgjatë në drejtimin e “los colchoneros”.
Ndoshta mund të bëhet Fergusoni i klubit spanjoll dhe një gjë është e sigurtë, titujt dhe trofetë nuk do të mungojnë pasi që kur është afruar në sezonin 2011, argjentinasi i ka dhënë tetë trofe Atleticos.
Sot në ambientet e “Wanda Metropolitano, trajneri dhe stafi, bashkë me drejtuesit e klubit hodhën firmën në kontratën e re deri në vitin 2024, pra edhe dy vite të tjera nga kontrata e mëparshme që skadonte në 2022 dhe kështu do të bëhet me 13 vite në drejtimin e klubit, trajneri më jetëgjatë.
Edhe pse Aragones ka qëndruar 15 vite në krye të Atleticos, e ka bërë me shkëputje por që Simeone me atë që ka dhënë dhe çfarë ka gjetur te “los colchoneros” ndoshta mund ta zgjasë edhe më shumë qëndrimin e tij edhe më larg se 2024-a.
View this post on Instagram