Mediat italiane raportojnë se mbrojtësi turk i Juventusit, Merih Demiral ka rezultuar pozitiv me Covid-19.
Mbrojtësi iu bashkua kombëtares Turke i dëmtuar, si pasojë nuk është aktivizuar, ndërkohë sipas Tuttosport, Demiral së fundmi ka rezultuar i infektuar me Covid.
Demiral mund të rikthehet në Torino duke marrë udhëtim mjekësorë, ashtu siç bëri Cristiano Ronaldo në tetor.
Gazzetta dello Sport, raporton se Demiral ka rezultuar pozitiv, por Juventus do ta lejojë të qëndrojë derisa të përfundon detyrën te Kombëtarja e Turqisë.
Kjo nënkupton, që turku do izolohet për një periudhë në hotelin J.
Për Juventusin, ky është rasti pozitiv me COVID-19 që nga fillimi i pandemisë.