Ylli i Man City nuk kursehet për partneren, i propozon me unazën 470,000 euro (FOTO LAJM)

Futbollisti i njohur i Manchester City, Riyad Mahrez po kalon disa ditë relaksi në Greqi, ku i ka propozuar edhe të dashurës së tij Taylor Ward.

Porozimi fantastik u bë me një unazë diamanti të bërë posaçërisht për partneren e futbollistit, me vlerë rreth 470,000 euro.

Taylor Ward është vajza e ish-futbollistit të Norwich City dhe Sheffield United Ashley Ward, dhe ndërkombëtari algjerian tregoi anën e tij romantike me unazën e çmuar që i dha asaj.

Në një postim në rrjetet sociale, dy herë fituesi i çmimit për lojtarin më të mirë afrikan të vitit, postoi disa foto me të fejuarën e tij.

“Jam shumë i lumtur për gjithçka. Ti je më e mira, je ajo që më duhet përgjithmonë në jetën time,” shkroi Mahrez në Instagram.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by TAYLOR WARD (@taylorwardx)

Nga ana tjetër, Taylor gjithashtu ndau fotot e tyre në Instagram, me një përshkrim:

“Nuk ka askënd me të cilin do të preferoja të jetoja, kjo është për jetën. Mezi pres të plakemi së bashku. Të dua”.


Shtuar 24.06.2021 12:17