Lorent Tolaj ishte protagonist në takimin e djeshëm, edhe pse skuadra e tij, Bristol City, u mposht 4-1 në transfertën ndaj Southampton. Përballja ishte e vlefshme për javën e 7-të të Championship.
Goli i vetëm i Bristol City u realizua nga sulmuesi me origjinë shqiptare. Edhe pse rrjeta e tij pati vetëm vlerë statistikore për ekipin, Tolaj regjistroi një tjetër paraqitje pozitive në planin individual.
Të lidhura
None found
24-vjeçari vazhdon të jetë një alternativë e mundshme për Kombëtaren shqiptare. Megjithatë, konkurrenca për shërbimet e tij mbetet e fortë, pasi interes për sulmuesin kanë edhe Kosova dhe Zvicra.
