Kuvendi i Kosovës pritet të mblidhet sot për të shqyrtuar formimin e Qeverisë së re.
Të lidhura
None found
Ora 14:00 raportohet si termini i preferuar për zhvillimin e seancës, ndërsa konfirmimi përfundimtar i orarit pritet të bëhet gjatë ditës.
Kjo seancë pritet të mbahet pas konstituimit të sotëm të Kuvendit, gjatë të cilit u votuan nënkryetarët nga LDK-ja, Lista Serbe dhe komunitetet e tjera joshumicë.
Partia Demokratike e Kosovës nuk mori pjesë në këtë proces, pasi vlerëson se janë tejkaluar afatet kushtetuese.
