Ylli i Kombëtares rikthehet te goli, emocionon me dedikimin (VIDEO)

Ylli i Kombëtare Shqiptare, Emanuele Ndoj është rikthyer te goli pas një periudhe të gjatë në ndeshjen, Brescia – Frisinone.

Mesfushori i Brescias është aktivizuar në minutën e 61′ duke i dhënë fitoren  skuadrës së tij në frymën e fundit në minutën e 90+3′, aty ku gjithçka dukej se do të përfundonte në një barazim pa gola.
 
Ndoj e ka realizuar këtë gol pas një pasimi në zonë nga Pajac dhe mesfushori shqiptar ka realizuar një penallti në lëvizje duke dërguar peshë gjithë skuadrën e tij në sekondat e fundit të lojës.
 
 Një sinjal ky edhe për trajnerin e Kombëtares, Edy Reja, se menjëherë pas një mungese shumë të gjatë dëmtimi Ndoj tregoi se ishte protagonist në këtë sfidë tepër të vështirë.
 
Pas një mungese prej 21 ndeshjesh nga një dëmtim dhe një performance mjaft të mirë sot, mesfushori shqiptar pas ndeshjes dha një deklaratë duke u shprehur se golin ia dedikon xhaxhait të tij që ka ndërruar jetë dhe premton vazhdimësi:
 
“Nuk kisha luajtur për një kohë të gjatë. Rikthimi në fushë pas gjithë asaj ishte një çlirim për mua. Këtë gol ia kushtoj xhaxhait tim që ndërroi jetë, gjithë familjes dhe njerëzve që më duan. /albeu.com/


Shtuar 13.03.2021 20:32