“Mësuesja’ dhe Iliri i Përputhen takim të ngrohtë: Më pëlqen buzëqeshja jote!

Gilberta dhe Iliri, konkurrentë të Përputhen +40 kanë zhvilluar një takim 4 minutësh, ku u duk se pati afrimitet mes tyre.
 
Arjan Konomi tha se i pëlqeu biseda mes dyshes. Gilberta Simoni, mësuese tha se ia kishin rekomanduar Ilirin, ndërsa ky i fundit e komplimentoi për buzëqeshjen.
 
Gilberta: Ti the njeh femrat italiane, tani thua femrat shqiptare. Në çfarë kuptimi?
 
Iliri: Nuk kam eksperiencë në lidhje me vajzat shqiptare.
 
Gilberta : Në lidhje dashurie?
 
Iliri: Po në lidhje, dashurie.
 
Gilberta: E di ti se mua më rekomanduan Ilirin.
 
Iliri: Edhe mua më thanë se shkon mirë me mësuesen. Dua të bëj komplimente për buzëqeshjen.
 
Gilberta: Faleminderit


Shtuar 13.03.2021 20:22