“Përgjumi” opozitën për 8 vite, Basha kujtohet të sulmojë Ramën në prag fushate

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, duket se është i vendosur që ta ndërtojë fushatën e tij për zgjedhjet e 25 prillit me një retorikë sulmuese ndaj qeverisë në pushtet, pasi 8 vite në opozitë nuk arriti dot të realizonte asnjë nga gjërat që trumbetoi me të madhe (çadra, djegia e mandateve etj).
 
Këtë herë ai ka bërë një postim në rrjetin social Facebook, ku shkruan se për 8 vite me radhë, kryeministri dhe ministrat e tij kanë menduar vetëm për veten e tyre.
 
Basha përmend këtu edhe ndihmën ekonomike, e cila sipas tij i është hequr qindrave njerëzve.
 
“8 vite me radhë ky kryeministër, kjo qeveri kanë menduar vetëm për veten e tyre. Kanë hequr me qindra njerëz nga ndihma ekonomike, ndërkohë që një grusht njerëzish kanë marrë paratë nga taksat e shqiptarëve dhe jetojnë si sheikë. Më 25 prill do ta ndryshojmë këtë.”-shkruan ai. /albeu.com/


Shtuar 13.03.2021 20:40