Jeremie Frimpong ka thënë fjalë të mëdha për aftësitë e Xabi Alonsos si trajner, duke thënë se ai ka zgjidhje për të gjitha problemet, teksa po vazhdon të ketë thashetheme se ai do të marrë drejtimin e Liverpoolit.
Me tetë gola dhe shtatë asistime, Frimpong ka qenë një ndër lojtarët më të rëndësishëm të Leverkusenit, që tashmë kanë dhjetë pikë më shumë se Bayerni në vendin e dytë dhe ende nuk ka pësuar humbje në kampionat.
Frimpong beson se ka dy arsye kryesore pse Alonso është i destinuar që të bëhet një trajner i nivelit të lartë, pa marrë parasysh nëse e ardhmja e tij konsiston tek Leverkuseni apo diku tjetër.
“Ai ka luajtur për ekipe të mëdha dhe ka pasur trajnerë të mëdhenjë nga të cilët ka mësuar”, ka thënë Frimpong.
“Ai ka pasur Guardiolën, Ancelottin, Mourinhon, të gjithë ata. Ka qenë e destinuar që ai të bëhet një trajner i madh me gjithë eksperiencën që ka pasur”.
“Ai tani po ia jep këtë informacion të gjithë lojtarëve tek Leverkuseni, ne të gjithë e shijojmë duke luajtur nën urdhrat e tij. Ne me të vërtetë luajmë futboll. Ai ka besimin e të gjithë lojtarëve dhe ne kemi besimin e tij”, përfundoi ai.
Përveç fazës së sulmit që po shkëlqen me gola këtë edicion, Alonso ka bërë një punë të madhe edhe në aspektin defanziv, duke marrë parasysh se Leverkuseni ka pësuar vetëm 16 gola në elitën e futbollit gjerman deri më tani. /Telegrafi/