Xherdan Shaqiri është pranë largimit nga klubi francez i Lyon-it.
Ylli kosovar po kërkohet në merkaton e janarit nga Fenerbahçe. Pasi humbi vendin e titullarit te Lioni, Shaqiri është i pakënaqur me situatën te skuadra franceze dhe po mendon largimin.
Sipas mediave turke, Fenerbahçe është duke e kërkuar me ngulm Shaqirin dhe është prioriteti kryesor për transferimin e merkatos së janarit.
Problemi i vetëm te turqit është mungesa aktuale e trajnerit dhe se klubi nuk po nxitohet në transferime pa e zyrtarizuar emrin e timonierit të skuadrës pas shkarkimit të Vitor Pereiras. Fenerbahçe edhe në të kaluarën kishte shikuar mundësinë e transferimit të Shaqirit./ h.ll/albeu.com