Hoeness mbështet Kane për Topin e Artë dhe kritikon Messin e Mbappen

Uli Hoeness, presidenti i nderit i Bayern Munichut, e konsideron Harry Kane kandidatin më të denjë për ta fituar Topin e Artë në vitin 2026, pas paraqitjeve të jashtëzakonshme të sulmuesit anglez me skuadrën bavareze.

Të lidhura

None found

Sipas Hoeness, Kane ka shkëlqyer në të gjitha kompeticionet gjatë këtij sezoni dhe e meriton plotësisht çmimin prestigjioz.

“Ai absolutisht e meriton dhe shpresoj që ta fitojë. Harry Kane ka zhvilluar një sezon të jashtëzakonshëm në çdo garë. Nëse nuk e fiton këtë vit, atëherë kur do ta meritojë?”, u shpreh Hoeness.

Përveç mbështetjes së hapur ndaj Kane, 74-vjeçari analizoi edhe disa prej rivalëve kryesorë në garën për Topin e Artë, duke u ndalur veçanërisht te Lionel Messi dhe Kylian Mbappe.

Në lidhje me yllin argjentinas, Hoeness deklaroi: “Mendoj se do të ishte marrëzi që Messit t’i jepej Topi i Artë për herë të pestë”, ndonëse në të vërtetë Messi do të garonte për ta fituar këtë trofe për herë të nëntë.

Kur foli për Kylian Mbappen, presidenti i nderit i Bayernit përmendi faktin se Real Madridi e mbylli sezonin e kaluar pa fituar asnjë trofe.

“Ata, Real Madridi, nuk fituan asnjë trofe, kurse ne fituam dy”, theksoi Hoeness.

Ai komentoi gjithashtu të ardhmen e Harry Kane në Bayern Munich, duke sqaruar se personalisht nuk merr pjesë në mënyrë të drejtpërdrejtë në negociatat për kontratën e sulmuesit anglez.

Bisedimet po drejtohen nga Jan-Christian Dreesen, drejtori ekzekutiv i klubit bavarez.

“Nuk është e nevojshme t’i përsëris vazhdimisht mendimin tim, sepse ai tashmë e di se çfarë mendoj. Palët po bisedojnë dhe do të shohim se si do të përfundojë gjithçka”, përfundoi Hoeness.


sultanbeyli escortparla iptvBetparkPusulabetPusulabetCratosroyalbetHoliganbetHoliganbetHoliganbetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetcasibom girişcasinofaststarzbetjojobetJojobetJojobetMarsbahisextrabetjojobetjojobetbahsegelizmir escortMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibombetparkgooglebahsegelstarzbetsekabetcasibomjojobet