Xavi ndryshon mendje pak ditë nga përfundimi i merkatos: Pjaniç duhet të largohet

Barcelona ka edhe gati 8 ditë kohë për të bërë lëvizjet e fundit në skuadër në krahun e largimeve për të liruar sa më shumë bilancin e pagave.

Një nga lojtarët që dëshiron të qëndrojë në Barcelona, por që e ardhmja e tij duket se u varej nga ajo Frenkie de Jong që vendosi të që qëndrojë është ajo e Miralam Pjanic.

Mesfushori boshnjak ka dalë jashtë planeve të Xavi tanimë. Në këto kushte lojtari duket se është duke punuar për një largim te skuadra franceze e Nice, ose te Juventusi, i cili po ashtu po punon për mbylljen e operacionit me Depay.

Klubi francez padyshim që ka nevojë për një lojtar të kalibrit të Pjanic edhe pse mesfushori  që prej kalimit te Barcelona ka pasur luhatje të formës së tij./albeu.com


Shtuar 22.08.2022 16:47