Jules Kounde ka dy javë që po stërvitet me klubin e Barcelons dhe ene nuk e di se kur do të jetë momenti që ai do të debutojë.
Francezi është i vetmi lojtar i paregjistruar momentalisht të klubi katalanas, pasi blerjet e tjera arritën ta bënin këtë javën e kaluar me aktivizimin e levës së katërt.
Xavi po mendon që në momentin që Kounde do të ketë mundësinë të debutojë, skema e Barcelonës të ndryshojë duke parë mangësite e shfaqura në ndeshjen e parë ndaj Vallecanos.
Mbrojtësi i ka bërë të qartë që nuk dëshiron të luajë në krah, por tekniku spanjoll po mund ta venosë skuadrën me 3 qendërmbrojtës dhe 3 mesfshorë me Alban që do të duhej të përshtatej me pozicionin e ri pak më përpara./albeu.com