Me përballjen e Barcelonës me Sevillan që fillimisht ishte planifikuar për më 12 shtator, por u shty për shkak të problemeve me lojtarët ndërkombëtarë që do të kthehen në Spanjë, ndeshja do të luhet tani pak para Krishtlindjeve.
Real Madrid aktualisht është në krye të tabelës së La Liga Santander me një diferencë prej 16 pikësh mes tyre dhe Barcelonës.
“Është një hendek i madh me Real Madridin, ne jemi 16 pikë prapa, por ka mbetur shumë nga sezoni i ligës dhe nuk mund të përjashtojmë asgjë”, shpjegoi Xavi në konferencën e tij për shtyp para ndeshjes.
“Është çështje rezultati, të dish të garosh dhe të mbrohesh më mirë. Ne do të guxojmë kundër Sevillas, do të luajmë me presion të lartë dhe do ta rikuperojmë topin lart në pjesën e kundërshtarit, është modeli ynë i lojës”./ h.ll/albeu.com