Witsel pritet të jetë blerja e parë e Juventusit në janar

Belgu Axel Witsel sipas të gjitha gjasave do të jetë përforcim i parë i skuadrës së Juventusit gjatë janarit.

Mediat italiane kanë raportuar të premten se Juventusi tashmë ka arritur marrëveshje me Witselin, për të cilin pritet t’i paguajë Borussia Dortmundit rreth pesë milionë euro.

Mesfushori 32-vjeçar ka refuzuar rinovimin e kontratës me ekipin gjerman që i skadon në fund të këtij sezoni dhe te Dortmundi kanë vendosur ta shesin në janar.

Witsel pëlqehet nga trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri që e sheh si përforcim të duhur për mesfushën, repart me të cilin nuk është i kënaqur në fillim të këtij sezoni.

Lojtari belg këtë sezon ka 17 ndeshje për Dortmundin në të gjitha garat.


Shtuar 5.11.2021 23:07