Willian pranon interesimin e Milanit dhe Romës

Verën e kaluar, në fund të kontratës së tij me Arsenalin, Willian (33 vjeç) u largua për te brazilianët e Corinthians. Në këtë mënyrë sulmuesi vazhdoi karrierën e tij sportive larg Europës.

Natyrisht, siç ka treguar ai në deklaratat e bëra nga SportMediaset, ka pasur edhe propozime të tjera.

“Kur isha në bisedime me Corinthians, mora një ofertë nga Lyon. Milan ishte gjithashtu i interesuar dhe agjenti im foli me Mourinhon, i cili donte të më merrte te Roma. Ai është një mik i madh i imi, por gjërat me Corinthians kanë ecur më shpejt dhe mendova se do të ishte mirë të kthehesha në Brazil” , shpjegoi futbollisti.


Shtuar 20.02.2022 10:38