Mbrëmjen e sotme, Elbasani nis aventurën në turin kualifikues të Conference League, teksa do të luajë ndeshjen e parë ndaj BATE Borisov.
Të lidhura
None found



Në dispozicion të trajnerit Ivan Gvozdenovic për këtë sfidë do të jenë jo vetëm shumë prej futbollistëve të skuadrës, por edhe Bernard Karrica dhe Marjo Bajramaj. Të dy lojtarët janë afruar nga Vora në huazim, vetëm për këto përballje europiane, dhe mund të marrin minuta në këtë takim.

Në prag të kësaj ndeshjeje të rëndësishme për nënkampionët, klubi i Superiores ka shpërndarë një mesazh mbështetës për futbollistët.


“Suksese djemve tanë në sfidën ndaj BATE Borisov në kualifikueset e UEFA Conference League! Ju urojmë një paraqitje sa më të mirë dhe shumë fat. Na bëni krenarë”, shkruan Vora.

