Presidenti i UEFA-s, Aleksandër Ceferin ka dhënë lajmin e shumë pritur sa i përket pjesës së tifozëve në EURO 2020.
Ai ka përjashtuar kategorikisht mundësine që ndeshjet e Evropianit të luhen pa tifozë.
Momentalisht 11 qytete kanë garantuar se mund të plotësojne kushtet sanitare për të pritur tifozë këtë verë. Në dyshim janë Dublini dhe Glasgoë, pasi qeveria skoceze është shfaqur skeptike.
Në intervitën e fundit, Ceferin shtoi se qytetet që nuk do të garantojnë ndeshje me tifozë do të hiqen nga lista dhe do të zëvendësohen nga qytete të tjera.
“Ne jemi duke punuar për skenarë të ndryshëm, por e vetmja garanci që mund të japim është se opsioni për të luajtur ndonjë ndeshje të Euro 2020 në një stadium të zbrazët është përjashtuar. Çdo qytet do të duhet të sigurojë që do të ketë tifozë në tribuna gjatë ndeshjeve të tyre. Skenari ideal është të luash turneun në 12 vendet e paracaktuara, por nëse kjo nuk është e mundur do të vazhdojë në 10 ose 11 vende”, u shpreh Ceferin.
Euro 2020 ishte në program për t’u luajtur verën e kaluar por u shty për këtë vit për shkak të pandemisë COVID-19. Kompeticioni i dytë më i rëndësishëm në rang kombëtaresh pas Kupës së Botës do të startojë në 11 qershor të këtij viti dhe do të përfundojë më 12 korrik, në një edicion të veçantë që do të zhvillohet në 12 shtete të ndryshme me rastin e 60-vjetorit të kampionatit të parë europian. /albeu.com/