Vinicius JR afron te Reali Mbappe dhe Haaland, kjo është arsyeja (FOTO LAJM)

Nuk ndalet së vrapuari. Ai gol për të cilin Vinícius ka shumë nevojë i reziston. Kundër Atalantas u rishfaq versioni i mirë i brazilianit, por goli ishte sa larg, aq edhe afër.

Braziliani ishte në netët e tij më të mira. Shpejtësia dhe teknika e tij u vu në pah mbrëmë më shumë cdo herë tjetër.

Performanca e tij mori brohoritje e atyre pak personave që ishin në tribuna.

Casemiro me shokë, e dinin që ai djal kishte nevojë për motivim kur pas një sprinti prej 70 metrash dhe kalimit të një morie mbrojtësish nuk arriti ta dërgonte topin në rrjetë.

Në një foto të postuar në Instagram pas ndeshjes në të cilën mbishkruhej, “Hala Madrid” është pëlqyer edhe nga sulmuesi Haaland i cili është një nga objektivat në merkaton e verës.

Braziliani gjithashtu shpesh herë është parë më yllin francez, Kylian Mbappe i cili po ashtu është një nga objektivat madhor të klubit.R.T/albeu.com/


Shtuar 17.03.2021 11:06