Vinicius Jr ishte edhe një herë lojtari i ndeshjes për Real Madridin në përballjen e fituar me rezultatin 2-1 kundër Elches.
Duke folur për televizionin brazilian, Esporte Interativo, Vinicius dha mendimin personal për yllin e PSG-së, Kylian Mbappe që ishte pranë kalimit te Real Madrid verën e kaluar, ku edhe foli për presionin e madh që kishte kur kaloi te klubi spanjoll.
“Presioni ishte shumë i madh. Kurrë nuk e kisha menduar këtë presion në një lojtar të ri. Nuk e di pse ndodhi, ndoshta shkaku që kushtova shumë para”.
“Klubi dhe trajnerët e dinin për kualitetin tim. Gjithmonë jam i qentë dhe asnjëherë nuk më interesoi çfarë thoshin për mua. Është e njëjta tani, nuk besoj që jam lojtari më i mirë në botë. Dëgjojë vetëm njerëzit e klubit dhe ata rreth meje”.
“Çdo lojtar në botë dëshiron të luajë me Mbappe. Është lojtar i mirë, si Cristiano dhe Messi. E përfaqëson gjeneratën e re dhe është duke qëndruar në top për shumë vite”.
Vinicius këtë edicion ka regjistruar shtatë gola dhe tre asistime në tetë ndeshje në La Liga, derisa edhe në Ligën e Kampionëve kontribuoi me dy gola dhe dy asistime.