Banorët e Divjakës kanë vijuar për të 51-ën ditë protestën kundër reformës së re territoriale, e cila, sipas tyre, vë në rrezik statusin e bashkisë.
Pavarësisht pjesëmarrjes së kufizuar, protestuesit deklarojnë se do ta vazhdojnë rezistencën dhe kërkojnë që Divjaka të ruhet si bashki. Ata argumentojnë se propozimi për ndryshimin administrativ do të dëmtonte identitetin dhe historinë e zonës, si edhe mënyrën e administrimit të saj.
Të lidhura
None found
Në fjalimet e mbajtura gjatë tubimit, qytetarët kanë theksuar burimet dhe potencialin njerëzor që zotëron Divjaka, ndërsa kanë kundërshtuar propozimet e komisionit të reformës territoriale.
Kundërshtimi pritet të vazhdojë edhe përpara shqyrtimit të projektit në Kuvend. Propozimi për ndarjen e re administrative-territoriale parashikohet të votohet më 8 tetor.
Në mbyllje të protestës së 51-të, pjesëmarrësit marshuan nëpër rrugët e qytetit, duke përsëritur thirrjen për ruajtjen e statusit aktual: “Divjaka bashki!”
