I riu grushte efektivëve të policisë në Has, arrestohet

Një 22 vjeçar është arrestuar në Has pasi është konfliktuar me efektivët e policisë.

Madje sherri ka përfunduar në dhunë fizike, pasi të dyja palët janë zënë e grushte.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditjet për shkak të detyrës” dhe “Dëmtime të tjera me dashje”.

Njoftimi i plotë 

U konfliktua për motive të dobëta me një shtetas dhe kundërshtoi punonjësit e Policisë, arrestohet në flagrancë 22-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Has arrestuan në flagrancë shtetasin T. M., 22 vjeç, banues në Bardhaj, Has.

Arrestimi i tij u bë pasi, në qytetin e Krumës, pas një konflikti për motive të dobëta me shtetasin E. B., 17 vjeç, banues në Nikoliq, Has, kanë goditur njëri-tjetrin me grushte.

Shtetasi T. M., pas konfliktit, ka tentuar të largohet me një mjet dhe në momentin e ndalimit, ka kundërshtuar me forcë shërbimet policore.

Gjithashtu u procedua shtetasi E. B., për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditjet për shkak të detyrës” dhe “Dëmtime të tjera me dashje”.


Shtuar 17.03.2021 11:03