COVID-19 i merr jetën infermieres nga Lushnja

Infermierja Nurie Baçe, 59-vjeç ka humbur jetën nga COVID-19. Lajmi është bërë me dije nga Urdhri i Infermierëve të Shqipërisë. Në njoftim thuhet se Baçe shërbente si infermiere në qytetin e Lushnjes.

Urdhri i Infermierit të Shqipërisë i shpreh ngushëllimet familjarëve dhe kolegëve.

“Një tjetër infermier u largua nga armata e UISH. Me hidhërim njoftojmë ndarjen nga jeta të infermieres nga Lushnja , Zj.Nurie Bace , 59 vjeç, e prekur nga covid-19.

Dashuria për profesionin , shërbimi me profesionalizëm, virtyte që e shoqëruan në cdo çast të punës së saj me pacientet. Në emër të Urdhrit të Infermierit të Shqipërisë iu shprehim ngushëllime të sinqerta familjarëve dhe kolegëve”, thuhet në njoftim.

Shtuar 17.03.2021 11:03