Rita Johal, ish-gruaja e Riyad Mahrez, gjatë një interviste të fundit ka folur për marrëdhënien dhe ndarjen e saj me futbollistin e Manchester City.
Duke folur për The Sun, ajo kishte theksuar se ndarja e tyre erdhi pas nënshkrimit të ish-bashkëshortit të saj me kampionin aktual të Anglisë.
Algjeriani ishte martuar me modelen në vitin 2015 dhe kanë dy fëmijë bashkë, mirëpo më pas e braktisi për influencuesen Taylor Ward.
Më tej, Rita ka thënë se për shkak të Mahrez u konvertua në islam, hoqi dorë nga prija e alkoolit dhe vendosi t’i përkushtohej një jete paqësore.
Mirëpo, lojtari kishte filluar ta trajtonte ftohtë qëkur u transferua te City dhe për një kohë të shkurtë e braktisi për t’u lidhur me Ward, me të cilën edhe është fejuar.
“Unë e doja atë, ndryshova për shkak të tij. Ndryshova besimin tim. Ndalova së piri, sepse ai nuk pinte. I doja vlerat e tij. Doja që ne të bënim një jetë të fortë familjare. Doja që të ishim të fortë së bashku, si prindërit e mi dhe ai e donte këtë”.
“Riyadi i vëmendshëm dhe i përulur u zhduk. Filloi të besonte në madhështinë e tij. Kishte njerëz rreth tij që e favorizonin, fillova të vërej se kishte ndryshuar…”, ka rrëfyer Rita.