Futbolli është një nga sportet më të dashur në të gjithë botën dhe rrjedhimisht edhe shikueshmëria apo tifozët më të shumtë janë në këtë fushë.
Shumë lojtarë kanë fansat e tyre, ku këta të fundit mezi presin “idhullin” e tyre për të bërë foto apo për të marrë autografe.
Situata këto që jemi mësuar shpesh ti shikojmë, por rasti i sotëm nuk është i njëjtë.
Bëhet fjalë për lojtarin e Napolit, Dries Mertens, i cili është përbalur me një situatë komike, teksa disa tifozë e kishin ndaluar të jepte autografe.
Nëpërmjet një video e postuar në rrjetet sociale, ku menjëherë është bërë virale shikohet se sulmuesi belg “surprizohet” nga një tifoz, teksa ky i fundit i jep fanellën e mbrojtësit të kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj për ta firmosur.
Sulmuesi nuk u beson syve dhe vë duart në kokë. “A je mirë nga mendja! A e di të paktën se ku luan tani Hysaj”, tha ai mes të qeshurave edhe të tifozëve që po ndiqnin të argëtuar këtë skenë mjaft humoristike me futbollistin belg.
Kujtojmë se Hysaj tashmë është lojtar i Lazios në Seria A. /h.ll/albeu.com
#Mertens che prende in giro #Hysaj è una delle cose più belle che vedrai oggi.#ForzaNapoliSempre pic.twitter.com/JbvrUgtuGN
— Gennaro Del Vecchio (@GennyDelVe) February 14, 2022