VIDEO / Yamal i kujton Messin tifozëve të Barcelonës, dhuron spektakël duke dribluar 8 kundërshtarë

Lamine Yamal dhuroi spektakël në sfidën e sotme, që Barcelona luajti kundër Alaves.

Sulmuesi i katalanasve i iku 8 lojtarëve kundërshtarë, kur luhej minuta e katërt.

Në fund pasoi për Raphinhan, i cili nuk shënjestroi si duhet portën. Lëvizjet e Yamal i ngjasonin atyre të Messit, teksa i gjithë stadiumi duartrokiti me ovacione.

Në fund Barça fitoi me rezultatin 1-0. Ishte Lewandowski, që shënoi golin e vetëm në pjesën e dytë.

Katalanasit mbajnë vendin e tretë me 4 pikë më pak se kryesuesit e Realit të Madridit.


Shtuar 2.02.2025 21:52