VIDEO / Williams dhe Yamal “harrojnë” Shqipërinë, yjet e Spanjës kërcejnë në rrjetet sociale

Shqipëria dhe Spanja do të sfidohen mes tyre në orën 21:00 në Dusseldorf. Spanjollët kanë siguruar kualifikimin për në fazën tjetër sit ë aprët e grupit B me 6 pikë dhe ndaj kurqezinjëve luajnë pa ndonjë presion.

Në këto kushte atmosfera te “Furia e Kuqe” ëhstë mjaft pozitive, teksa lojtarët nuk iu rezistojnë edhe trendeve të Tik–Tok.

Dy talentet spanjollë, Nico Williams dhe Lamine Yamal janë maft të njohur në këtë rrjet social, për shkak se bëjnë shpesh video interesante dhe gazmore, duke tërhequt kështu vëmendjen e tifozëve.

Së fundi ata kanë publikuar një video brenda dhomës së tyre, ku të dy lojtarët shfaqen duke kërcyer. Siç duket për një moment dy talentët spanjollë kanë “harruar” duelin me Shqipërinë dhe kanë zgjedhur t’ia marrin “valles” në Tik – Tok.

Kujtojmë se sfida me Spanjën do të luhet në stadiumin “Merkur Spiel-Arena”. Kjo përbalje është shumë e rëndësishme për kuqezinjtë, të cilët do të luajnë vetmë për fitoren për të bërë të mundur më pas edhe kualifikimin.

Aktualisht Spanja në grupin B ka 6 pikë dhe mban vendin e parë. Me 3 pikë ndjek Italia, ndërsa Shqipëria dhe Kroacia kanë na 1 pikë, por kombëtarja shqiptare ndodhet e 3-ta në grup për shkak të golavarazhit më të mirë.


Shtuar 24.06.2024 16:26

Tags: