Armando Broja u rikthyer në fushë pas 287 ditësh mungese. Te Shqipëria e presin krahëhapur për ndeshjen e radhës në tetor ndaj Republikës së Çekisë, takim ky i vlefshëm për një biletë në Euro 2024.
Ndërkohë së fundmi, UEFA “foli” sërish shqip, ku në një postim në rrjetet sociale shkruan: “Broja zjarr, u kthye nga lëndimi në fundjavë”.
Në videon e shpërndarë në faqen zyrtarë të UEFA shihen golat e lojtarit kuqezi ndaj Hungarisë dhe San Marinos.
Momente këto tepër speciale, që kanë çuar peshë zemrat e tifozëve kuqezinj. Shpresohet shumë që këto emocione të përsëriten edhe ndaj Çekisë, për të “vulosur” kualifikimin në Europian.
Armando Broja pritet të jetë një element i rëndësishëm i Shqipërisë së Silvinjos. Cilësitë e tij nuk diskutohen dhe tashmë alternativat për ofensivën e Kombëtares janë të shumta.
View this post on Instagram