Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, është nisur sot drejt New Yorkut, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të marrë pjesë në aktivitetet e Javës së Nivelit të Lartë të Sesionit të 81-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Të lidhura
None found
Gjatë qëndrimit të tij në SHBA, kreu i Qeverisë së Kosovës pritet të zhvillojë takime dypalëshe me liderë dhe përfaqësues të shteteve të ndryshme.
Sipas njoftimit të Qeverisë së Kosovës, këto takime do të përqendrohen në avancimin dhe fuqizimin e vlerave dhe interesave shtetërore të Republikës së Kosovës në arenën ndërkombëtare.
Agjenda e vizitës përfshin gjithashtu takime të Kryeministrit Kurti me pjesëtarë të komunitetit shqiptar në ShBA, përfaqësues të shoqatave të diasporës dhe investitorë potencialë në ekonominë e Kosovës.
