Ligji për pagat e magjistratëve shkon në Gjykatën Kushtetuese, shoqatat: Mbrojmë shtetin e së drejtës, jo interesa financiare

Unioni i Gjyqtarëve, Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve, Shoqata e Prokurorëve dhe Forumi i Grave Gjyqtare kanë dalë me një qëndrim të përbashkët, përmes të cilit njoftojnë se do ta kundërshtojnë urgjentisht në Gjykatën Kushtetuese ligjin për pagat e magjistratëve.

Sipas tyre, mazhoranca e miratoi projektligjin për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në orët e mesnatës, duke shkelur në mënyrë flagrante procedurat kushtetuese. Organizatat kërkojnë pezullimin e menjëhershëm të zbatimit dhe shfuqizimin e ligjit si të papajtueshëm me Kushtetutën.

Të lidhura

None found

Në deklaratën e përbashkët, shoqatat evidentojnë shkelje procedurale dhe përmbajtësore gjatë shqyrtimit të nismës në Kuvend, ndërsa akuzojnë se grupet e interesit nuk janë dëgjuar në mënyrë efektive.

Sipas tyre, procesi parlamentar u zhvillua përtej afatit kushtetues, pa një analizë financiare të Këshillit të Ministrave, pa konsultim real dhe me një dëgjesë vetëm formale të grupeve të interesit. Në fund, ligji hyri menjëherë në fuqi.

Përfaqësuesit e gjyqtarëve dhe prokurorëve theksojnë se kundërshtimi nuk lidhet me përfitime financiare, por me ruajtjen e pavarësisë së drejtësisë nga ndërhyrjet e ekzekutivit dhe respektimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.

“Me të njëjtin ritëm urgjent me të cilin projektligji u shqyrtua, u miratua dhe u dekretua, do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e zbatimit të tij, shfuqizimin si antikushtetues dhe shqyrtimin me përparësi të çështjes”, deklarojnë shoqatat.

Ato nënvizojnë se gjatë gjithë procesit çështja është paraqitur në mënyrë të shtrembëruar si një përpjekje për interesa financiare, ndërsa, sipas tyre, në thelb bëhet fjalë për respektimin e vendimeve kushtetuese, garantimin e pavarësisë së organeve të drejtësisë dhe mbrojtjen e shtetit të së drejtës.

Gjyqtarët dhe prokurorët shprehen të bindur se Gjykata Kushtetuese do të rrëzojë përpjekjet e pushtetit politik për të diskredituar magjistratët dhe kërkesat e tyre legjitime.

QËNDRIM I PËRBASHKËT

Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë, Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë, Shoqata e Prokurorëve të Republikës së Shqipërisë dhe Forumi i Grave Gjyqtare të Shqipërisë deklarojnë se do të vijojnë ndjekjen e procesit kushtetues për pagat e magjistratëve.

Organizatat shprehen të keqardhura për mënyrën se si u procedua me projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 96/2016, ‘Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë’”. Në vlerësimin e tyre, që në nisje procesi u shoqërua me cenime të kërkesave kushtetuese, përfshirë miratimin pas përfundimit të afatit kushtetues, mungesën e analizës financiare nga Këshilli i Ministrave, konsultimin joefektiv, dëgjimin formal të grupeve të interesit dhe hyrjen e menjëhershme në fuqi të ligjit.

Shoqatat deklarojnë se qëndrojnë të palëkundura në kërkesën për rikthimin e të drejtave kushtetuese të magjistratëve, të cenuara haptazi nga ligji i miratuar në orët e mesnatës. Për këtë arsye, ato do t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e zbatimit, shfuqizimin e ligjit dhe shqyrtimin me përparësi të çështjes.

Sipas tyre, ligji nuk prek vetëm statusin financiar të magjistratëve, i cili lidhet ngushtë me pavarësinë e tyre, por dëmton edhe themelet e shtetit të së drejtës, pasi nuk respekton hapur një vendim të Gjykatës Kushtetuese.

Katër organizatat shprehin besim të plotë te integriteti i procesit kushtetues dhe presin që Gjykata Kushtetuese të rivendosë standardet e cenuara. Ato besojnë gjithashtu se ky proces do të sqarojë çështjet e ngritura dhe do të rrëzojë përpjekjet për diskreditimin e magjistratëve dhe kërkesave të tyre legjitime.

Shoqatat përsërisin se përplasja nuk ka në themel interesa financiare, pavarësisht mënyrës së shtrembëruar se si është paraqitur në opinionin publik. Për to, thelbi është respektimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, pavarësia e organeve të drejtësisë dhe mbrojtja e themeleve të shtetit të së drejtës.

Për mbrojtjen e këtyre parimeve dhe vlerave kushtetuese, ato deklarojnë se do të përdorin çdo mjet ligjor të parashikuar nga Kushtetuta dhe ligji.


Shtuar 18.09.2026 17:06

sultanbeyli escortparla iptvmarsbahisgrandpashabetgrandpashabetcasinofaststarzbetjojobetJojobetMarsbahisholiganbetjojobetjojobettipobetMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibombetsatbullbahisbahsegelsekabetmarsbahis güncel girişjojobetzbahiscasibomJojobet Girişsekabet