VIDEO/ Tripletë e Mesit në 12 minuta, argjentinasi dhuron spektakël përballë skuadrës së Xhakomo Vrionit

Leo Mesi ka shënuar tripletë me Inter Majemin në sfidën e fituar 6-2 përballë Nju Ingland. Golat e fundit për Inter Majemin u shënuan pikërisht nga argjentinasi, që gjeti rrjetën tre herë në 12 minuta.

Dhe pse u aktivizua në pjesën e dytë, 37-vjeçari shënoi në minutën e 78-të, 81-të dhe 89-të. Kjo ishte dhe tripleta e dytë për Mesin në katër ditë, që tregon se mosha për të mbetet numër.

Kujtojmë se te Nju Ingland luajti titullar Xhakomo Vrioni. Sulmuesi shqiptar nuk la gjurmë duke u zëvendësuar në pjesën e dytë. /panoramasport

Goli i parë i Mesit: (VIDEO)

Goli i dytë i Mesit: (VIDEO)

Goli i tretë i Mesit: (VIDEO)


Shtuar 20.10.2024 10:58