VIDEO / Sherr me punonjësit e sigurisë, tifozët e Luton ‘shfryjnë nervat’ e rënies nga Premier League

Luton u mposht në transfertë përballë West Ham në ndeshjen e vlefshme për javën e 37-të të Premier League. Sfida përfundoi me humbjen 3-1 të Luton.

Kjo disfatë i dha një goditje të rëndë ekipit të Luton, me këta të fundit që tashmë janë zyrtarisht në Championship.

Të lidhura

None found

Por, kjo rënie nga Premier League nuk është pranuar lehtë nga tifozët e ekipit.

Këta të fundit janë përplasur me punonjësit e sigurisë, duke i nxjerrë nervat te ata.

Një sherr masiv përfshiu disa tifozë dhe disa punonjës të sigurisë, teksa situata u qetësua vetëm pas disa minutash.


Shtuar 12.05.2024 14:10