VIDEO / Serbia mund Zvicrën mes thirrjeve antishqiptare

Zvicra ka pësuar humbje me rezultat 2-0 në përballjen ndaj Serbisë në kuadër të rrethit të tretë të Ligës së Kombeve.

Ylli shqiptar Granit Xhaka, ka udhëhequr ‘Helvetikët’ në cilësinë e kapitenit.

Teksa ndeshja kishte nisur, tifozët serb për disa minuta me radhë ata kënduan “Kosova është Serbi” duke treguar edhe një herë se janë shumë larg me realitetin.

Përveç kësaj u dëgjuan edhe këngë të tilla si “Kush nuk kërcen është shqiptar”.

Shikoni videon:


Shtuar 12.10.2024 23:03

Tags: ,