VIDEO / Seferi “abonohet” me golin, sulmuesi kuqezi shënon sërish në kampionat

Taulant Seferi ka rilindur në Turqi. Sulmuesi i kombëtares shqiptare ka gjetur sërish rrugën e rrjetës në Superligën turke me fanellën e Bodrumspor.

Sulmuesi shqiptar ka shënuar golin e dytë për skuadrën e tij në sfidën kundër Adana Demirspor në minutën e 54-t (aktualisht ndeshja është 2-1 për Bodrumsporin).

Ky është goli i dytë radhazi për Seferin me skuadrën e tij të re. Në fushë me fanellën e Bodrumsporit është edhe mbrojtësi i kombëtares Arlind Ajeti.


Shtuar 29.09.2024 21:43