Arbër Hoxha vazhdon të shfaqë një formë spektakolare në Kroaci, me paraqitje mbresëlënëse dhe me gola të jashtëzakonshëm.
I tillë ka qenë edhe ai i shënuar sot në kampionatin kroat, ku Dinamo Zagreb përballej me kampionët e Rijekës, në një sfidë direkte mes pretendentësh për titullin kampion.
I aktivizuar mes titullarëve, Hoxha pa skuadrën e tij të kalonte në avantazh e më pas të arrihej nga miqtë falë golit të ish-mesfushorit të Tiranës, Merveill. Por në minutën e 84-t, Hoxha tregoi aftësitë e tij me një gol të pabesueshëm.
Ai mori topin në krahun e majtë dhe pastaj nga një kënd i pamundur, lëshoi një goditje të kalibruar që shkoi mbi portierin dhe përfundoi në rrjetë, për t’i dhënë përsëri avantazhin ekipit të Dinamos së Zagrebit.
SHIHNI VIDEON E GOLIT SPEKTAKOLAR TE ARBER HOXHES!
