VIDEO/ Humbëm shansin, Polonia kalon në finale

Polonia ka kaluar në finalen e playoff, duke eliminuar Shqipërinë me rezultat 2-1.

—-

63’ Gjuajtja e parë e mirëfilltë në portë dhe vjen goli i Polonisë! Pas një goditje nga këndi, një dalje e gabuar e Strakoshës i jep mundësinë Levandovskit që të barazojë shifrat. (VIDEO)

Arbër Hoxha ka shenuar nje gol te bukur duke kaluar në epërsi Shqipërinë me 1-0.

Një top i gjatë sjell gabimin e Bendnarek, me Hoxhën i cili përfiton, shmang portierin dhe çon sferën në rrjetë.

Ndeshja po luhet në “PGE National Stadium” të Varshavës ku Shqipëria sfidon Poloninë në finalen e parë në rrugëtimin e saj drejt SHBA, Meksikë dhe Kanada 2026!


Shtuar 26.03.2026 22:45