Verstappen rikthehet fuqishëm në pistën e vendlindjes, rekord dhe poleposition

Me një xhiro rekord dhe i përkrahur nga mijëra tifozë prezent në pistën e Zandvoort, Max Verstappen ka arritur poleposition. 1‘08“885 ka qenë koha e arritur nga piloti holandez, që është vetëm 38 të mijëtat më pak se Leëis Hamilton që do të niset nga vendi i dytë.

Duket se edhe në këtë garë, të dielën, në Çmimin e Madh të Holandës, rivaliteti midis dy pilotëve të kreut të renditjes, Verstappen dhe Hamilton do të jetë dominues. Në vend të tretë është Valteri Bottas, piloti tjetër i Mercedes, i ndjekur nga Gasli. Dy pilotët e Ferrarit, Leclec dhe Sainz janë në vijën e tretë të nisjes, përkatësisht në vendin e 5-të dhe të 6-të. Dhjetëshen e më të mirëve e mbyllin, Giovinazi, Ocon, Alonso dhe Ricciardo.

Por edhe këtë radhë, në dy sesionet e para të provave ndodhën dy aksidente, të cilat bënë që flamuri i kuq të ndërpriste vazhdimësinë e konkurrimit të pilotëve në pistë. Fillimisht ishte George Rusell dhe më pas Nikolas Latifi. Të dy pilotët dalin nga pista duke sjellë papastërti në pistë. Ndërsa lajmi i keq vjen për skuadrën Red Bull, kur piloti i saj, Sergio Perez skualifikohet që në sesionin e parë të provave. Sigurisht që si gjithnjë, nuk mungoi spektakli në radhët e tifozëve holandezë.

Radha e parë

1. Max Verstappen (Red Bull)

2. Leëis Hamilton (Mercedes)

Radha e dytë

3. Valtteri Bottas (Mercedes)

4. Pierre Gasly (AlphaTauri)

Radha e tretë

5. Charles Leclerc (Ferrari)

6. Carlos Sainz (Ferrari)

Radha e katërt

7. Antonio Giovinazzi (Alfa Romeo)

8. Esteban Ocon (Alpine)

Radha e pestë

9. Fernando Alonso (Alpine)

10. Daniel Ricciardo (McLaren)

Radha e gjashtë

11. George Russell (Ëilliams)

12. Lance Stroll (Aston Martin)

Radha e shtatë

13. Lando Norris (McLaren)

14. Nicholas Latifi (Ëilliams)

Radha e tetë

15. Yuki Tsunoda (AlphaTauri)

16. Sergio Perez (Red Bull)

Radha e nëntë

17. Sebastian Vettel (Aston Martin)

18. Robert Kubica (Alfa Romeo)

Radha e dhjetë

19. Mick Schumacher (Haas)

20. Nikita Mazapin (Haas)


Shtuar 4.09.2021 23:13