Uzuni ndër më të kërkuarit, “gjigantët” spanjollë vihen pas yllit të Kombëtares

Sezoni i parë në La Liga nuk shkoi siç ndoshta do të donte. Në planin personal, Myrto Uzuni nuk ka zhgënjyer, por skuadra e tij Granada duket se do të zbresë sërish në një kategori më poshtë në futbollin spanjoll.

Pasi u shpall golashënuesi më i mirë në sezonin e shkuar të La Liga 2, duke fituar edhe “Këpucën e Artë” të kampionatit, sulmuesi kuqezi ka gjetur rrugën e rrjetës plot 11 herë në elitën e futbollit spanjoll, si dhe ka dhuruar një asistim.

Por kaq nuk kanë ndihmuar skuadrën e Granada, që renditet në zonën e ftohtë në La Liga.

Mirëpo, nëse skuadra e tij duket se shkon e sigurt drejt rënies, për Uzunin ka një tjetër të ardhme.

Sipas raportimeve më të fundit të mediave spanjolle, ai do të qëndojë në elitë, madje duke bërë edhe kapërcimin e madh në karrierën e tij.

Duke qëndruar në këto raportime, Granada do të nxjerrë në shitje yjet e saj në fund të sezonit, përfshirë edhe sulmuesin “kuqezi”.

Myrto Uzuni ka admirues të shumtë në La Liga, përfshirë “Andaluzianët” e Sevilla dhe skuadrën e Las Palmas, të cilat janë mbushin thasët për kartonin e futbollistit 28-vjeçar.

Sipas specialistëve të “Transfermarkt”, kartoni i tij vlerësohet 9 milion euro. Megjithatë, Granada duket se ka pretendime më të mëdha financiare.


Shtuar 3.07.2024 17:48