Sulmesi më në formë i momentit në kombëtare, Myrto Uzuni ka shqetësuar së fundmi Edi Rejan.
Uzuni i cila ka krijuar një marrëdhënie të ngushtë me golin në këtë fillim sezoni me Granadan në La Liga 2 pasi ka shënuar 6 gola në 6 ndeshjet rrezikon dy ndeshjet me Izraelin dhe Islandën pasi ka shfaqur disa shqetësime dhe është mbajtur në mbikqyrje nga stafi i kombëtares.
Ka ende disa kohë deri në sfidën e 24 shtatorit dhe shpresa është që ai të jetë gati, por situata e beratasit do të monitorohet nga dita në ditë./albeu.com