Mishetiq kundërshton deklaratën e Marta Kos: Paanshmëria e Speciales në rastin e Thaçit ende nuk është përcaktuar

Luka Mishetiq, avokati i Hashim Thaçit, ka reaguar pas deklaratës së Komisioneres Evropiane për Zgjerim, Marta Kos, lidhur me aktgjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kos i cilësoi Dhomat e Specializuara si “organ gjyqësor i paanshëm dhe i pavarur”.

Të lidhura

None found

Më 16 shtator, Kos deklaroi se vendimet e Dhomave të Specializuara duhet të respektohen, ndërsa personat e dënuar kanë të drejtë të apelojnë. Ajo e përshkroi çështjen si “përgjegjësi individuale dhe drejtësi për viktimat dhe familjet e tyre nga të gjitha komunitetet në Kosovë” dhe bëri thirrje për pajtim në rajon.

Mishetiq e ka kundërshtuar vlerësimin e saj për Specialen, duke argumentuar se paanshmëria e kësaj gjykate në rastin e Thaçit ende nuk është vendosur.

“Nëse Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë vepruar në mënyrë të paanshme në rastin e zotit Thaçi, kjo ende duhet të përcaktohet. Nuk është për Marta Kos që ta paragjykojë këtë çështje”, ka shkruar Mishetiq.


Shtuar 18.09.2026 14:15

sultanbeyli escortparla iptvvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetcasinofaststarzbetjojobetJojobetMarsbahisholiganbetjojobetjojobettipobetMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibombetsatbullbahisbahsegelsekabetmarsbahis güncel girişjojobetzbahiscasibomJojobet Girişsekabet