Ramush Haradinaj iu bashkua protestës së mbajtur sot në Prishtinë, e cila u organizua në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së.
Të lidhura
None found
Ish-kreu i AAK-së publikoi pas protestës disa fotografi nga prania e tij në tubim, të shoqëruara me një mesazh të shkurtër.
“JO NË EMRIN TIM! Liri për çlirimtarët. Rroftë UÇK”, shkroi Haradinaj.
Tubimi u ndoq nga një numër i madh qytetarësh, veteranë të luftës dhe përfaqësues të subjekteve politike.
