Policia njofton për përfundimin e qetë të protestës në Prishtinë

Protesta e radhës, e mbajtur pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë, u zhvillua gjatë ditës së sotme.

Të lidhura

None found

Pas përfundimit të tubimit, Policia e Kosovës publikoi një njoftim për mbarëvajtjen e protestës. Sipas saj, protesta kaloi e qetë, pjesëmarrësit u shpërndanë, ndërsa njësitë policore vijuan detyrat në përputhje me planifikimet operacionale.

Tubimi, i organizuar nga Organizata e Veteranëve të Luftës – UÇK-së, nisi sot në orën 12:00 në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë. Policia deklaroi se kishte marrë masat e nevojshme për garantimin e sigurisë dhe ruajtjen e rendit e qetësisë publike para, gjatë dhe pas protestës.

Duke respektuar të drejtën e qytetarëve për shprehje të lirë përmes tubimeve dhe protestave paqësore, Policia e Kosovës angazhoi zyrtarët e saj për sigurinë e të gjithë qytetarëve dhe protestuesve, me qëllim që aktiviteti të zhvillohej qetë dhe pa incidente.

Pas mbajtjes së disa fjalimeve, përmes të cilave mijëra protestues shprehën pakënaqësinë ndaj aktgjykimit të Gjykatës Speciale në Hagë, protesta përfundoi në orën 12:40. Pjesëmarrësit u larguan, ndërsa njësitë policore vazhduan angazhimet sipas planeve operacionale.

Policia e Kosovës falënderoi qytetarët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e treguar vazhdimisht. Zyrtarët policorë do të vijojnë të jenë të pranishëm në terren për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, ndërsa siguria e qytetarëve dhe mbarëvajtja e aktiviteteve mbeten prioritete të Policisë së Kosovës.


Shtuar 18.09.2026 14:16

sultanbeyli escortparla iptvvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetcasinofaststarzbetjojobetJojobetMarsbahisholiganbetjojobetjojobettipobetMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibombetsatbullbahisbahsegelsekabetmarsbahis güncel girişjojobetzbahiscasibomJojobet Girişsekabet