Umtiti nuk largohet nga Barcelona, shpreson për një shans të dytë

Mbrojtësi i Barcelonës, Samuel Umtiti dëshiron të qëndrojë edhe për edicionin 2021/22 te Barcelona, me shpresën që të shpëtojë karrierën.

 

Francezi ka kaluar tri edicionet e fundit në “Camp Nou” në formë jo të mirë duke pësuar lëndime të shpeshta muskulore, që nuk e kanë lejuar të jetë titullar.

Ish qendërmbrojtësi i Lyonit ka humbur plotë 73 ndeshje që nga viti 2018 dhe ndoshta mund të shitet gjatë verës.

Sidoqoftë, pavarësisht që zhvilloi vetëm pak minuta, sipas Mundo Deportivo, Umtiti nuk konsideron mundësinë e largimit nga Katalunia dhe dëshiron të luftojë për vendin në formacionin bazë.

25-vjeçari ka kontratë deri në vitin 2023 dhe më herët ka pasur oferta nga Anglia, Itali dhe Rusia.

Nëse mbetet në klub, Koeman do detyrohet t’ia gjej një vend në ekipin e parë.


Shtuar 25.05.2021 08:37