Hansi Flick ka shprehur dëshirën për ta udhëhequr Barcelonën në finalen e Ligës së Kampionëve që do të zhvillohet në “Spotify Camp Nou”, edhe pse trajneri gjerman pranon se nuk mund ta dijë nëse do të jetë ende në stolin e klubit në atë periudhë.
Të lidhura
None found
I pyetur nëse do të donte të merrte pjesë në atë finale si trajner i Barcelonës, Flick u përgjigj pa hezitim se kjo është dëshira e tij.
“Patjetër. 100 për qind. Si trajner ose si tifoz, do ta shohim. Nuk i dihet kurrë se çfarë mund të ndodhë”.
“Në futboll gjithçka është e mundur. Jam i lumtur te Barcelona dhe jam i lumtur që drejtoj Barçën, por nuk i dihet kurrë se çfarë mund të ndodhë”, deklaroi Flick.
Tekniku gjerman u ndal gjithashtu te synimi i skuadrës katalanase për të arritur në aktin final të kompeticionit më të rëndësishëm evropian dhe për të bërë histori në stadiumin e rinovuar.
“Ëndrra jonë është të jemi të parët që e fitojmë Ligën e Kampionëve. Kemi dëgjuar për këtë. Është një lajm i mirë për klubin. Ky stadium, kur të përfundojë, do të jetë i jashtëzakonshëm”, shtoi ai.
Barcelona dëshiron të rikthehet në finalen e Ligës së Kampionëve, ndërsa “Spotify Camp Nou” pas rinovimit do të presë finalen e turneut në vitin 2029.
