Ukraina e pafuqishme, Skocia fiton dhe zë vendin e parë (VIDEO)

Skocia ka fituar pa problem ndaj Ukrainës me rezultatin 3-0, në ndeshjen e vlefshme për grupet e Nations League.

Pjesa e parë është mbyllur në barazimin pa gola, edhe pse skocezët janë treguar të rrezikshëm.

Intervali i dytë kohor ishte pothuajse i njëjtë deri në minutën e 70-të, ku Skocia gjen rrjetën e portës me anë të McGinn. Vendasit dominuan totalishtë situatën, ku madje në minutën e 80-të dyfishojnë shifrat me anë të Dykes. Skocezët nuk u mjaftuan me kaq, pasi në minutën e 87-të Dykes shënon përsëri.

Kështu, me këtë fitore, Skocia zë vendin e parë në grup me 9-të pikë, ndërsa Ukraina e ndjek nga pas me 7-të pikë./ h.ll/albeu.com

87′ 3 – 0 Lyndon Dykes Assist: R. Fraser

80′ 2 – 0 Lyndon Dykes Assist: R. Fraser

70′ 1 – 0 John McGinn

 


Shtuar 21.09.2022 22:43