Pas vendimit në Hagë, Hamza zhvillon takime me Kurtin, Abdixhikun dhe Gjinin

Pas vendimit të marrë në Hagë, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, u takua sot veçmas me Albin Kurtin, Lumir Abdixhikun dhe Ardian Gjinin, tre liderë të partive parlamentare.

Të lidhura

None found

Takimet u zhvilluan me iniciativën e Hamzës, i cili shprehu mirënjohje ndaj të tre liderëve për gatishmërinë për t’u takuar.

“Pas vendimit në Hagë, sot zhvillova takime të ndara me kërkesën time me tre liderët e partive parlamentare, z. Kurti, z. Abdixhiku dhe z. Gjini. I falënderoj të tre për takimet”, ka deklaruar Hamza.

Sipas tij, pjesë e diskutimeve ishte situata e krijuar, vështirësitë që po e shoqërojnë vendin dhe hapësirat për bashkëpunim mes forcave politike në këtë periudhë.

“Gjatë takimeve diskutuam për seriozitetin e situatës, sfidat me të cilat përballemi dhe mundësitë për bashkëpunim në këtë periudhë të rëndësishme për popullin dhe shtetin tonë”, ka shkruar kryetari i PDK-së.

Këto takime u mbajtën një ditë pas vendimit në Hagë, në një kohë kur zhvillimet pas tij kanë nxitur diskutime lidhur me veprimet e ardhshme dhe koordinimin institucional e politik në Kosovë.


Shtuar 17.09.2026 20:39

sultanbeyli escortparla iptvBetparkPusulabetPusulabetCratosroyalbetHoliganbetHoliganbetHoliganbetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetjojobetcasinofaststarzbetjojobetJojobetJojobetMarsbahisbetmoonjojobetjojobettipobetMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibombetparkbullbahisbahsegelstarzbetsekabetcasibomjojobetzbahis