Shtëpia e futbollit, UEFA ka publikuar renditjen për skuadrat më të mira.
Kjo listë ka pësuar ndryshime për shkak të rezultateve të fundit në Ligën e Kampionëve.
Sipas publikimit të UEFA-s, listës i prin Manchester City, që pasohet nga Bayern Munich dhe Real Madrid.
Në pozitën e katërt është Paris Saint-Germani dhe Liverpooli i pesti.
Nga Italia, primatin e merr Interi që është vendosur i gjashti, Leipzig është i shtati, i teti Chelsea, Roma e nënta dhe top 10 e mbyll Manchester United.