Meriton Korenica e ka inauguruar me gol qëndrimin e tij te FCSB, duke startuar në mënyrën më të mirë te skuadra e madhe rumune.
Të lidhura
None found
Anëtari i përfaqësueses së Kosovës shënoi në minutën e 24-t, duke i dhënë ekipit të tij avantazhin 2-1 ndaj Petrolulit. Realizimi erdhi pas një aksioni individual mbresëlënës, ku fillimisht e rikuperoi topin vetë dhe më pas u lëshua drejt portës kundërshtare.
Ai doli ballë për ballë me portierin, të cilin e tejkaloi pas dy orvatjesh dhe vijoi përparimin deri sa gati u fut në portë bashkë me topin, duke e shtyrë atë në rrjetë për golin e parë me fanellën e re.
Pavarësisht kësaj, FCSB nuk ia doli të ruante epërsinë dhe ndeshja u mbyll në baras 2-2, në një takim ku Korenica ishte ndër njerëzit më të spikatur të formacionit të tij.
Korenica u transferua te FCSB gjatë kësaj vere, pas eksperiencës së tij te CFR Cluj, dhe kalimi në radhët e njërit prej klubeve më të mëdhenj të Rumanisë shënoi një hap tjetër të rëndësishëm në karrierën e futbollistit.
