Protesta e quajtur “Revolucioni Flamingo” ka shënuar ditën e 107-të të zhvillimit, me qytetarë të shumtë që u mblodhën në sheshin përpara Kryeministrisë. Mes protestuesve ishte edhe Ansi Nika, ish-mesfushori i Vllaznisë.
Në rrjetet sociale po qarkullon një video ku Nika u drejtohet efektivëve të policisë, duke kritikuar qëndrimin e tyre. Ai shprehet se qytetarët prej 107 ditësh po përballen me kriminelë dhe hajdutë, duke iu referuar qeveritarëve.
Të lidhura
None found
“Nuk ju vjen turp, more ej?! Ka populli 107 ditë shesheve. Po luftojmë me gjak dhe me shpirt, me këta hajdutë, me këta kriminela mor. Na mori shpirtin”, dëgjohet të thotë ish-lojtari i Superiores.
Ansi Nika ka luajtur për disa prej skuadrave të njohura të futbollit shqiptar, mes tyre Vllaznia, Teuta, Kukësi, Tirana, Laçi dhe Flamurtari. Ai është aktivizuar gjithashtu me Gjilanin në Kosovë.
